Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis shpërndarja e vaksinës Pfizer për fëmijët në SHBA

2021/10/30 at 7:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis shpërndarja e vaksinës Pfizer për fëmijët në SHBA

Të shtunën në Shtetet e Bashkuara filloi shpërndarja e vaksinave Pfizer për fëmijët, e cila të premten mori autorizimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës nga 5 deri 11 vjeç.

Për herë të parë të shtunën në mëngjes filloi shpërndarja e 15 milionë dozave të vaksinës Pfizer kundër Covid-19 për fëmijët në qendrat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, pasi FDA-ja dha miratimin për përdorim urgjent të vaksinës tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

“Veprimet tona sot, si dhe rekomandimi i CDC-së javën e ardhshme, do të na ndihmojë të mbyllim një kapitulli tjetër në këtë pandemi”, tha komisionerja në detyrë e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Janet Woodcock.

Dhe kjo po ndodh përpara një rritje të mundshme të rasteve me Covid-19 këtë dimër.

Duke nisur nga e mërkura 28 milionë fëmijë mund të kenë të drejt të vaksinohen, një ditë pas miratimit të vaksinës edhe nga CDC-ja.

Zyrtarë shtetërorë dhe lokalë tashmë kanë filluar të bëjnë porosi për dozat e vaksinës Pfizer për fëmijët, një pjesë e të cilave tashmë është nisur drejt qendrave të vaksinimit, farmacive, dhe qendrave të tjera mjekësore.

Spitali i fëmijëve në Teksas tashmë u lejon njerëzve të zgjedhin kohën kur mund të bëjnë vaksinën.

Që nga fillimi i pandemisë, rreth 6 milionë fëmijë janë diagnostikuar me Covid-19. Rreth 700 fëmijë dhe adoleshentë të moshës nën 18 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19.

“1/3 e fëmijëve të shtruar në spital kanë qenë pa probleme të tjera shëndetësore, kështu që nuk mund të parashikojmë paraprakisht se kush është në rrezik nga Covid-19”, thotë Dr. William Gruber, Zëvendës President i Studimeve Klinike dhe Zhvillimit të Vaksinave Pfizer.

Studimet tregojnë se vaksina Pfizer për fëmijët është 91 për qind efektive dhe nuk ka patur raporte mbi shqetësime serioze për sigurinë e saj.

Për këtë arsye, disa prindër po e presin me padurim vaksinimin e fëmijëve të tyre.

“Mundësia për të marrë këtë vaksinë do të na japë pak qetësi”, thotë Leslie Lopez.

Por studimet tregojnë se shumica dërrmuese e prindërve kanë hezitime në lidhje vaksinimin e fëmijëve.

“Jemi të frikësuar dhe të nervozuar”, thotë Nikita Filippo.

Në një sondazh i Fondacionit të Kompanisë Kaiser për Familjet, vetëm 27 përqind e prindërve të anketuar thanë se do të vaksinonin fëmijët e tyre menjëherë, ndërsa 33 për qind e të anketuarve thanë se preferojnë të presin më gjatë.

Disa prindër shprehen gjithashtu shqetësimin për dozën e vogël të vaksinës për fëmijët e moshave 5-11 vjeç, e cila është sa një e treta e dozës për fëmijët 12 vjeç e sipër.

“Të gjithë kishin të njëjtin nivel reagimi të sistemit imunitar. Pra, nuk keni nevojë të shqetësoheni se fëmija juaj 11 vjeç do të marrë një dozë të vogël”, thotë Dr. Allison Bartlett. /VOA

Etiketa: Pfizer shpërndarjashbaVaksina

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para

Rama: Kemi 5-fishuar eksportet e prodhimeve të detit

A do të ketë shtrëngim masash? Alimehmeti: Imunizimi ndaj Covid në masën 70%

A do të ketë shtrëngim masash? Alimehmeti: Imunizimi ndaj Covid në masën 70%

Do organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH? Flet për herë të parë Ardit Gjebrea

Do organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH? Flet për herë të parë Ardit Gjebrea

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com