Ka nisur ditën e sotme në orën 17:30 sesioni i ri parlamentar. Sesioni ka nisur me betimin e deputetes më të re të Kuvendit, Dhurata Çupit, e cila zëvendëson Sherefedin Shehun e PD-së.
Ky i fundit la mandatin për të kandiduar në Dibër për kryetar të bashkisë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit për skandalin seksual.
Pas betimit të Çupit, fjalën e ka marrë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili foli për reformën në drejtësi dhe shenjtërimin e Nënë Terezës.
Meta tha se të gjithë ligjvënësit duhet të japin shembullin e shenjtores shqiptare.