Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit me juridiskion të pergjithshem, ku do të merret vendimi se kush do të ketë vulën e PD, Berisha apo Alibeaj.
Trupa gjykuese përbëhet Elona Mihali kryesuese ndërsa anëtarë do jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Mësohet se gjatë seancës grupi i Alibeajt kerkon prishjen e vendimit ose kthimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë. Ndërsa Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Berishës kërkon që gjykata te mos e pranoje padinë sepse gjykata eshte vene ne levizje nga nje pale qe nuk eshte pjese e procesit.
Po ashtu Kaso kërkon që të asistohet në seancë edhe nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.
Ndërsa Grupi Alibeaj perfaqesohet në seancë nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.