Aktualitet

Nis seanca për 30 qershorin,Shoqata e Bashkive:Të injorohet opinioni i Venecias


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 02/11/21 |
Opi Nion

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin  e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pritet që trupa gjykuese të marrë vendimin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nëse ishin apo jo legjitime.

Në fillim të seancës kryetarja e kësaj gjykate, Vitore Tusha është shprehur se “Kushtetuesja” ka vendosur zhvillimin e seancës, ndërsa 10 minuta kohë iu dha për të shprehur opinionin rreth gjykimit të  Venecias.

Vitore Tusha, kryetare: “Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. Në këtë moment të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias.”

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i shoqatës së bashkive, Jordan Daci duke folur për “Venecian” është shprehur se opinioni i saj ka pasur kontradita.

Jordan Daci: Lidhur me opinionin e marre nga gjykata, opinioni nuk është detyrues. Ne mendojmë që në tërësi raporti ka pasur pjesë që janë kontradiktore. Thuhet qe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë përsa i përket shqyrtimit të procesit zgjedhor. Në botëkuptimin tonë është mëse e qartë se gjykata nuk mund t’i përmbahet vetëm kërkimeve dhe pretendimeve të palëve, por sipas bindjes së saj. Ne piken 47, e pranon qe ka kompetence. Nëse ne i referohemi parimit të proporcionalitetit, komisiomi ka dështuar në pergjigje.Ne gjykojmë që Komisioni i Venecias e ka gabim kur thotë se Gjykata Kushtetuese  nuk e ka këtë kompetencë. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese  këtë kompetencë kush mund ta ketë? Komisioni i Venecias ka injoruar gjithë praktikën e Gjykatës së të Drejtave te Njeriut. Gjykata Kushtetuese  duhet ta injorojë këtë opinion të Komisonit të Venecias.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e pezulloi shqyrtimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias. Ndërkohë që Shoqata e Bashkive ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve./Opinion.al

Pas