Ka nisur punimet samiti për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Fjalën hapëse e mbajti kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë.
“Jemi thellësisht të nderuar që Zelensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo është një luftë që as Ukraina e as bashkësia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake. Parnia juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë. Jemi bërë bashkë për të planifikuar të ardhmen tonë””-tha Rama.