Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis samiti i BE-së/ Vendimtar për zgjerimin, Brexit dhe Turqinë

2019/10/17 at 10:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis samiti i BE-së/ Vendimtar për zgjerimin, Brexit dhe Turqinë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Samiti dy ditor i Bashkimit Europian do të ketë në qendër të diskutimeve të tij çështjen e Brexit, sulmin e Turqisë në veri të Sirisë, zgjerimin, ndryshimet klimatike dhe buxhetin afatgjatë.


Liderët e vendeve anëtare do të mblidhen në Bruksel më 17 dhe 18 tetor ku do të vendosin për këto çështje të cilat do të kenë një ndikim të veçantë në të ardhmen e unionit.

Sa i përket zgjerimit, Këshilli Europian do të marrë nesër vendimin përfundimtar nëse do ti çelë ose jo negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave me të dyja vendet por muajt e fundit Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja kanë qenë kundër këtij vendimi. Skeptikët prihen nga Franca e cila është e vendosur të reformojë metodologjinë e zgjerimit në tërësi, duke lënë kështu në pritje dy vendet e Ballkanit Perëndimor për së paku një vit. Presidenti Makron e ka bërë të qartë se BE ka nevojë për  një reformim të brendshëm por dje ai u shpreh edhe se është i shqetësuar që nga vende si Shqipëria kërkesat për azil janë shtuar edhe mbeten nga më të lartat.

Megjithëse Gjermania ishte skeptike në qershor lidhur me negociatat, Bundestagu vendosi për ti celur ato në 18 tetor por kësaj radhe nën kushte konkrete. Deri në 2020 ata kërkojnë që në Shqipëri të jenë bërë funksionale Gjykata e Lartë, Kushtetuese si dhe të implementohet reforma zgjedhore. Këto kushte u reflektuan edhe si mendim i mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare më 15 tetor. Në letrën që presidenca finlandeze e këshillit ka dërguar në samit, kanë kërkuar që Maqedonisë ti hapen negociatat dhe Shqipëria të shihet me perspektivë në varësi të kushteve deri më gjysmën e parë të 2020.

Brexit është çështja më e pritur dhe e nxehtë e këtij samiti. Pyetja kryesore është nëse do të shtyhet sërish afati ose jo. Kryeministri Britanik duket i vendosur të nxjerrë Britaninë jashtë unionit por kjo do të varet nga arritja ose jo e një marrëveshjeje. Kjo e fundit duket se do të arrihet deri në fund të tetorit por gjithsesi në samitin dy ditor nuk do të prezantohen dokumente ligjore për Brexit.

Lidhur me këtë çështje është edhe buxheti afatgjatë i Bashkimit Europian. Brexit do të ndikojë ne ekonominë e unionit duke hequr 15.4 miliardë dollarë nga arkat e buxhetit. Për herë të parë në këtë samit do të diskutohet mbi ndryshimet klimatike dhe pritet që në këtë aspekt të ketë vendimmarrje konkrete siç u pasqyruar edhe në organigramën e re të Komisionit, ku çështja e klimës ishte prioritare. Pra mënyra e alokimit të buxhetit për periudhën  2021-2027 do të reflektojë edhe shinat se çfarë drejtimi do të marrë BE në vitet në vijim.

Sulmi i ditëve të fundit i Turiqsë në veriun e Sirisë ka marrë vëmendje të veçantë në kancelaritë kryesore evropiane duke e kthyer këtë në një çështje tepër të rëndësishme pasi nga ajo varet stabiliteti i rajonit si dhe cështja e refugjatëve. SHBA dhe BE i kanë bërë thirrje Turqisë të ndalojë ofensivën e saj por ajo nga ana tjetër i ka injoruar këto thirrje duke kërcënuar BE-në se do të lejojë rreth 3 milionë refugjatë në territorin e saj. Frika ndaj një masakre njerëzore si dhe riaktivizimi i ISIS do të detyrojnë liderët të ndërmarrin hapa konkretë në raport me Turqinë duke paralajmëruar një strategji të re aleancash në rajon. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
Kërkoi favore seksuale, jepet dënimi për ish-gjyqtarin e Fierit

Kërkoi favore seksuale, jepet dënimi për ish-gjyqtarin e Fierit

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

1953/ Programi i partizanëve të Apostol Tanefit për të rrëzuar Hoxhën

1953/ Programi i partizanëve të Apostol Tanefit për të rrëzuar Hoxhën
















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com