Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë shumë ndërtesa të dëmtuara në qytetin e Durrësit dhe pas goditjet e mëvonshme janë të rrezikshme pasi mund të thellojnë këto dëme.
Një nga godinat e dëmtuara ishte dhe Reparti i Urgjencës në Spitalin e Durrësit, muret e te cilit u çanë nga tronditjet e tërmetit të djeshëm 4.9 Rihter.
Sot mësohet se në këtë repart ka nisur rikonstruktimi për shkak të rëndësisë së lartë që ka në këtë situatë ndërkohë shërbimi i urgjencës në Durrës është zhvendosur nga hyrja kryesore në hyrjen përballë godinës së spitalit.
Në pjesët e tjera të spitalit, ekspertët kanë thënë se çarjet e mureve nuk përbëjnë rrezikshmëri. /Opinion.al