Aktualitet

Nis regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, Evis Kushi:Aplikimi në e-Albania



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 04/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka informuar se kanë nisur regjistrimet për plasat e para dhe të dhjeta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi bën të ditur se regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla do të bëhet përmes sistemit e-Albania.

Mësohet se afatet e regjistrimit janë:

Për klasat e para 4 – 17 korrik.

Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Të dashur prindër dhe mësues,

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:

Për klasat e para 4 – 17 korrik.

Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!”,-shkruan ministrja Kushi./Opinion.al

Pas