Aktualitet

Nis punën Gjykata Kushtetuese, çfarë vendosi mbledhja e Gjyqtarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 29/12/20 |
Doriana Çepunaj

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se sot është zhvilluar mbledhja e Gjyqtarëve, në të cilën është rëndë dakord që duke filluar nga muaji i ardhshëm të nisë shqyrtimi i kërkesave, të cilat sipas ligjit i përkasin për kompetencë mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët, u betua para presidentit, Sonila Bejtja, e cila është anëtarja e 7 e Gjykatës Kushtetueses. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, u shpreh ajo./Opinion.al

Pas