Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis puna për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”, Veliaj: Super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm

2024/11/12 at 12:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis puna për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”, Veliaj: Super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm

Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet dhe i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër.

“Në Tiranë kemi ndërtuar mbi 45 shkolla. “Pjetër Budi” është e 46-ta, kurse shkolla “Edith Durham” është e 47-ta. Në këto 10 vite, shkollat e periferisë janë ndërtuar të gjitha të reja, e krejt papritur, shkollat e qendrës stonojnë me to. Nëse e gjithë Tirana po modernizohet, kishte ardhur koha që të modernizoheshin edhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Njësisë 5. Tani na ka mbetur vetëm “Petro Nini Luarasi”, puna për të cilin nis vitin tjetër, pas një diskutimi që do të bëjmë me komunitetin. Por, së pari, dua mirëkuptimin e prindërve.

Dikush më pyeti: “Pse nuk i ndërtoni shkollat në verë”? Së pari, shkolla do të paktën 9 muaj të ndërtohet. Pra, do mundohemi që ta mbarojmë për 9 muaj dhe të jemi gati shtatorin tjetër. Por, nuk mund të hapet një kantier, ngjitur me një kantier tjetër. Duhet të mbaronte shkolla “Emin Duraku”, që të kishim mundësi të përdornim si shkollë mbështetëse teksa mbarojmë “Edith Durham”. Nuk i hapim dot të dyja kantieret njëkohësisht, sepse i bie që fëmijët t’i dërgonim në Kinostudio me shkollë”, sqaroi Veliaj.

Duke u ndalur te projekti i shkollës, Veliaj shtoi se nga një godinë me dy kate, shkolla e re do të ndërtohet me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët. Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Për 9-10 muaj do të kemi një shkollë të re, e cila siç e shihni edhe nga renderat, do të ngjasojë me gjimnazin “Sami Frashëri” në strukturë, duke maksimalizuar hapësirën. Pra, nga një shkollë dy katëshe do të kemi një shkollë katër katëshe, me ashensor. Në qoftë se më përpara aksesi për fëmijët me aftësi të veçantë ka qenë i vështirë, ne do të krijojmë të gjitha mundësitë që, nga fëmija më i vogël në parashkollor, deri tek ai që mbaron 9-vjeçaren, të mos mungojë asgjë, si dhe të kenë një mjedis të sigurt në shkollë.

Duam të shfrytëzojmë ditët me diell, me shpresë se nuk do të kemi një dimër të forte, për të ecur shpejt me punimet. Nëse e shikoni, shkolla e vjetër s’ka pasur kolona, ka qenë e gjitha vetëm me mure mbajtëse. E kuptoj se ka shumë nostalgji, siç kishte shumë nostalgji edhe për Teatrin. Por, nostalgjinë do ta mbajmë te muzeu i shkollës, ndërkohë fëmijëve të Tiranës, në zemër të Tiranës, do t’u japim një super shkollë të re. Fakti që shkojmë në mbi 30 klasa, të gjitha turn i parë, na e bën të lehtë edhe për fëmijët që të ndjekin kurset pas mësimit”, tha kryebashkiaku.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor

22 Dhjetor, 2025 12:36 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Rajoni

Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave

22 Dhjetor, 2025 11:48 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Para
Përplasje në Komision, Ndreca: Beqaj, dëshmitari kryesor! Vokshi: E lëshuat hajdutin dy-metrosh, të vijë Vilma Nushi!

“Na sollët prapanicën në komision…”, Korreshi-Metajt: Herë tjetër do të flas për Noc Rrokun

“Kthehu, të kërkon nëna…”, zhduket 15-vjeçari në Shkodër! Flet babai: U largua sepse i bërtita! 

“Kthehu, të kërkon nëna…”, zhduket 15-vjeçari në Shkodër! Flet babai: U largua sepse i bërtita! 

Rama publikon foto familjare, Rama takohet me Guterres në Samitin Botëror për Klimën 

Rama publikon foto familjare, Rama takohet me Guterres në Samitin Botëror për Klimën 

TE FUNDIT

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
22 Dhjetor, 2025

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe...

Lexo më shumë

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
22 Dhjetor, 2025

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi...

Lexo më shumë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
22 Dhjetor, 2025

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr. Nga pamjet vërehet pema e ngarkuar në...

Lexo më shumë

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
22 Dhjetor, 2025

Pak orë nga nisja e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përveç thirrjes për qyetarët që të bashkohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com