Ditën e sotme nis puna në kantierin e Tunelit të Llogarasë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare ne “Facebook”.
Teksa ka publikuar video nga rrugët e ndërtuara në vendin tonë, kreu i qeverisë uron shqiptarët për një të diel të qetë.
“Mirëmëngjesi dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë”,- shkruan Rama./ Opinion.al