Ka nisur edhe sot protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Kjo është dita e 5-të e protestës dhe po marshojnë nga sheshi “Skëndërbej” në drejtim të Kryeministrisë.
Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës.
Ashtu si një ditë më parë, ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte masive, protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” për t’u pozicionuar përpara Kryeministrisë, ku shumë aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalimet e tyre.
Protesta është paqësore dhe herë pas here protestuesit lëshojnë thirrje kundër qeverisë, kjo protestë është përpjekur të mbaj larg ndikimin politik apo flamujve partiake./Opinion.al