Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për ″Falsifikim dokumentesh ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim është provuar gjyqtari Luan Daci, me funksion Gjyqtar në KPA, ka bërë deklarim të rremë në aplikimin për t’u emëruar në këtë detyrë ku nuk ka treguar se ndaj tij ka pasur më parë një masë disiplinore në vitin 1997 ku është larguar nga puna për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.
Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme dhe është pezulluar nga funksioni në KPA./Opinion.al