Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright Sky”

2023/02/17 at 5:02 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright Sky”

“Bright Sky”, platforma e krijuar dhe e lançuar një vit më parë për t’u ardhur në ndihmë vajzave dhe grave, do të kalojë në një tjetër fazë: atë të fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese, për gjithçka ofron aplikacioni dhe website-i “Bright Sky, në qytetet kryesore të vendit si Vlora, Korça, Tirana, Dibra, Gjirokastra, Durrësi, Elbasani, etj. Në serinë e takimeve që do të zhvillohen, do të marrin pjesë përfaqësues në nivel kombëtar dhe politikëbërje, si Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe të tjerë në nivel lokal e zbatues, si drejtoritë e Policisë Vendore, përgjegjësit për Njësinë e posaçme Kundër Dhunës në Familje, ekipi Teknik Ndërdisiplinar dhe Koordinatori Vendor, si pjesë e Mekanizmit Referues (61 të tillë të ngritur në çdo bashki të vendit) për çështjet e dhunës në familje. Takimi i parë nisi më 14 shkurt, në Shkodër, me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë në luftën kundër dhunës në familje, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore të qytetit të Shkodrës, Drejtoreshës së Përgjithshme të Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtorit të Policisë Shkodër, Ervin Hodaj, përfaqësueses së Ministrisë së Brendshme, përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe përfaqësueses së UN Women, Blegina Hados. Në këtë takim u bë një prezantim i shkurtër e profesional i “Bright Sky”, një aplikacion falas që ofron mbështetje dhe informacion për këdo që mund të jetë në një marrëdhënie abuzive ose ata që shqetësohen për dikë që njohin. Aplikacioni është krijuar gjithashtu për t’u përdorur nga praktikues specialistë dhe jo-specialistë, si dhe për këdo që kërkon informacion rreth çështjeve të dhunës në familje apo sigurisë në internet, ndjekjes, ngacmimit dhe dhënies së pëlqimit seksual. Aplikacioni “Bright Sky” mund të shkarkohet falas si në Apple Store ashtu edhe në Google Play. “Vodafone Albania ka investuar mbi 14 milionë euro në Kontratën Sociale të Shqipërisë, pjesë e së cilës është edhe “Bright Sky”, i vetmi aplikacion në vend për informimin se çfarë është dhuna me bazë gjinore e dhuna në familje dhe këshillimin se si viktimat mund të marrin ndihmën dhe asistencën e duhur. Bashkëpunimi i institucioneve partnere ka mundësuar një aplikacion që ofron këshillim dhe mbështetje virtuale për këdo”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki. Kurse Ervin Hodaj, drejtori i Policisë Shkodër, shtoi: “Kam besim që me lançimin e aplikacionit “Bright Sky” nga kompania Vodafone, do të marrim më shumë sinjalizime për dhunën në familje, duke parandaluar kështu dhunën dhe duke shpëtuar jetë.” E ftuar në këtë takim, përfaqësuesja e UN Women, Blegina Hado, u shpreh se “Bright Sky” është një nismë e partneritet i vyer midis Vodafone Albania Foundation, institucioneve qeveritare dhe organizatave të mëdha që punojnë me të drejtat e grave. “Është e rëndësishme t’u japim informacione të kësaj natyre kujtdo, përfshirë këtu edhe viktimave të dhunës në familje, që ato të mos ndihen të vetmuara e të marrin informacion për mundësitë që ofrohen për mbrojtjen dhe përkrahjen e tyre”, theksoi ajo. Në Shqipëri, deri tani “Bright Sky” ka mbi 18 mijë shkarkime si aplikacion, që nga momenti i lançimit të tij rreth një vit më parë, që do të thotë se shumë vajza dhe gra kanë gjetur aty ndihmën dhe mbështetjen e duhur. Qëllimi i këtij turi takimesh është përfshirja dhe angazhimi i mëtejshëm në mbrojtje të kësaj kauze të madhe për vajzat dhe gratë në Shqipëri.




Ju sugjerojmë

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Para
Foto/ Momenti kur një grua e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit takon 3 fëmijët e saj

Foto/ Momenti kur një grua e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit takon 3 fëmijët e saj

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv

Gjykata e Hagës merr vendimin në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Thaçi në paraburgim
















TE FUNDIT

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
29 Tetor, 2025

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm të ri në Gaza, një veprim që do të rrisë më tej...

Lexo më shumë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com