Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kamzës, Veliaj: 5 herë më i madh se Terminali Lindor

2024/09/29 at 12:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kamzës, Veliaj: 5 herë më i madh se Terminali Lindor

Kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha ditën e sotme lajmin për nisjen e punimeve për ndërtimin e terminalit Veri-Perëndimor të autobusëve, me vendndodhje te kthesa e Kamzës. Gjatë inspektimit në terren, ai tha se problemet me pronësinë, që e mbajtën peng prej 9 vitesh zbatimin e këtij projekti, kanë marrë fund.


“Jam vërtet entuziast sepse kemi 9 vite që e presim këtë ditë. Kemi pasur një sërë gjyqesh dhe kemi provuar në vetë të parë se çfarë do të thotë drama e një gjyqësori, e një sistemi totalisht të shkalafitur të pronave, të zaptuesve, të legalizimit, të hipotekave, por më në fund ia kemi dalë që t’i fitojmë të gjitha betejat. Sot ia kemi dalë që të fillojmë edhe punën, është një fillim i mbarë i një projekti që kemi vite që e presim”, tha Veliaj.

Sipas tij, ky është një nga projektet më jetike për Tiranën, që do t’i japë zgjidhje edhe trafikut.

“Tani është puna e dukshme, por puna e padukshme ishin betejat ligjore, administrative. Më në fund fitoi publiku, fitoi e përbashkëta, jo një privat, jo një zaptues, për një tokë që ishte gjithmonë tokë e shtetit, por që gjithmonë i dilnin yçkla, që gjithmonë e kishte dikush një njohje, një taraf, një zgjidhje të shkurtër, për atë që në fakt ishte një nga projektet më të nevojshme, më jetike të Tiranës”, shtoi ai.

Duke dhënë detaje mbi projektin, kryebashkiaku u shpreh se do të jetë i ngjashëm me Terminalin Lindor të Autobusëve, por 5 herë më i madh. Madje, pjesë e këtij terminali do të jetë edhe një lulishte, e cila mund të frekuentohet nga udhëtarët apo banorët e zonës.

“Është shumë i ngjashëm me terminalin lindor të Tiranës, por 5 herë më i madh se ai. Nëse terminali që kemi në Lundër është kryesisht për linjat e juglindjes dhe Greqinë e Veriut, Maqedoninë e Turqinë, këtu bëhet fjalë për linjat e veriut, jugut të Shqipërisë dhe linjat e tjera ndërkombëtare, që shkojnë si nga veriu, edhe nga jugu. Nuk do të jetë i gjithë park autobusësh sepse pjesa më e madhe është lulishte. Kjo do të thotë se banorët e kthesës së Kamzës, të Mëzezit, banorët e Laprakës, fitojnë një lulishte të madhe, e cila ka edhe shërbimin e autobusëve”, tha më tej Veliaj.

“Këtu do të kemi një transport multimodal. Pas atyre pemëve atje, kemi edhe binarët që duken, është stacioni i trenit, i cili do të ndalojë këtu në kthesën e Kamzës. Sigurisht, do të ketë edhe një stacion qytetas, që do të vijë te fillimi i Bulevardit të Ri, por mallrat, kargo, apo ndërrimi nga treni në autobus do të ndodhë tek ky terminal i madh. Përbri rrugës, do të kemi stacionin e autobusëve lokalë, pra ajo që ne e quajmë Urbani”, shtoi ai.

Për efekt pune, në mes të tetorit, Veliaj tha se do të bëhet transferimi i terminalit provizor. “Rreth datës 15 tetor do të bëjmë transferimin e ndërmjetësuar nga Tirana Parking tek ky territor ku jemi tani. Të gjithë autobusët që shkonin në fund, do të vijnë këtu që të ndërtojmë terminalin kryesor. Do të jetë një terminal si në aeroport”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërsa, bëri një rezyme të investimeve të suksesshme të Bashkisë së Tiranës, Veliaj shtoi se të gjitha projektet e mëdha janë sulmuar nga opozita, e cila nuk ia ka dalë dot që t’i bllokojë.

“Fakti që terminali i parë, terminali lindor, prodhoi sukses dhe ka ulur ndjeshëm tensionin e trafikut në rrugën e “Elbasanit”, presim që të shikojmë të njëjtin rezultat tek rrethrrotullimi i “Shqiponjës” dhe lagjja “Rilindja”, e cila ka pësuar një transformim total. Unë e di që të gjitha projektet e mëdha sulmohen, – jo po do kalosh mbi trupin tim, jo po këtu s’kalon, jo po këtu është vijë e kuqe, vijë e verdhë – ndërkohë, e pamë që shkatërrimi i këtyre vijave idiote imagjinare në kokën e disave prodhoi rezultat ekonomik për të gjithë zonën e lagjes “Rilindja”, ku Unaza e Madhe ka çliruar të gjithë atë energji, duke rritur vlerën e apartamenteve”, përfundoi ai.



Ju sugjerojmë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Para
Kapen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen drejt Shqipërisë

Kapen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen drejt Shqipërisë

Izraeli vazhdon bombardimet në Liban, Irani paralajmëron “mundësinë për luftë”

Izraeli vazhdon bombardimet në Liban, Irani paralajmëron "mundësinë për luftë"

Policia kontroll në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë, çfarë dyshohej

Tiranë/ Dy hallat dhunojnë mbesën, përfundojnë në prangat e policisë
















TE FUNDIT

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
9 Qershor, 2025

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
9 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist...

Lexo më shumë

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
9 Qershor, 2025

Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se 40 operacione të inteligjencës ruse në Evropë në vitin 2024....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com