Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis ndërtimi i portit turistik të Vlorës

2022/12/29 at 4:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis ndërtimi i portit turistik të Vlorës

Vlora Marina projekti më i rëndësishëm për turizmin detar në vend


Prej pak kohësh ka nisur ndërtimi i portit turistik të Vlorës që parashikon transformimin e hapësirës ku ndodhej porti i vjetër industrial në portin më të madh turistik në vend.

Demontimi i strukturës së vjetruar dhe jashtë funksionit të portit të vjetër të mallrave është drejt përfundimit dhe tashmë ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve po përgatiten për fillimin e hedhjes së “themeleve” të marinës më të madhe në vend dhe një ndër më modernet në detin Adriatik dhe detin Jon.

Vlora Marina do të ketë 438 vende dhe është e kategorisë Superiore që plotëson të gjitha kërkesat dhe standardet maksimale për ankorimin e jahteve dhe mega-jahteve. Për zhvillimin e këtij projekti janë bërë bashkë XDGA – Xaveer De Geyter Architects – Bruksel, një ndër studiot arkitekturore më prestigjioze Evropiane me eksperiencë në fushat  urbanistikës dhe inxhinierisë civile, Arti Proje ltd – Londër, projektues me eksperiencë në realizimin e disa prej marinave më të rëndësishme të Mesdheut.

Projekti për ndërtimin e marinës më të madhe në vend do të kushtojë rreth 45 milion euro. Punimet e plota për ndërtimin e marinës në Vlorë parashikohen që të përfundojnë në vitin 2025 por ajo do të jetë e përdorshme pjesërisht edhe më parë. Të gjitha kostot e këtij projekti do të mbulohen nga kompania koncesionare dhe 30 vite pas përfundimit të ndërtimit porti turistik i kalon shtetit shqiptar.

Me fillimin e punimeve për portin turistik qytetit të Vlorës i krijohen shumë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit duke u kthyer në një portë detare e barabartë me qytetet e tjera në detin Mesdhe. Vetë Vlora është qyteti kryesor i turizmit detar në vend por tashmë merr edhe një pozicion strategjik në korridoret e pushuesve që zgjedhin lundrimin nëpërmjet detit.

Operatorët turistik në vend do të përfitojnë një rritje të volumit nga ekonomia blu që do të krijojë Marina Vlorë. Ndërkohë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në ekonomitë e qytetarëve të Vlorës do të vijë nga punësimi gjatë fazës së ndërtimit. Ndërkohë, gjatë fazës së operimit do të krijohen vende të reja pune por edhe profesione të reja teknike që nevojiten për mbarëvajtjen e portit turistik dhe ofrimit të shërbimeve për jahtet dhe mega-jahtet.

 



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Borrell: Kemi miratuar paketën e 4 të sanksioneve ndaj Rusisë

Heqja e barrikadave/ Borrell: Tani kemi nevojë për përparim urgjent në dialog

Heqja e barrikadave në veri, Kurti: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

Heqja e barrikadave në veri, Kurti: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

S’pranonin fejesën me marokenin. Fisi rreh 18-vjeçaren shqiptare bashkë me familjen

S'pranonin fejesën me marokenin. Fisi rreh 18-vjeçaren shqiptare bashkë me familjen
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com