Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e banesave në zonën e Shkozës. Aty pritet të strehohen 50 familje Rome. Kryetari i Bashkisë tha se “është edhe një përgjigje finale për mënyrën se si bëhen gjërat në Shqipëri. Përfundimisht jemi ndarë në dy kategori; njerëz që vënë gishtin, shajnë dhe mallkojnë gjithçka dhe njerëz që në çdo problem thonë, si mund ta zgjidh. Unë besoj që hyjmë tek kategoria e dytë”.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj sqaroi se ky projekt është konceptuar në vijim të paketës të solidaritetit që qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës ka ndaj shtresave në nevojë.