Protesta e sotme para Bashkisë Tiranë është shoqëruar sërish me tensione, ku protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës së institucionit.
Gjithashtu përplasje ka pasur mes protestuesve dhe policisë, pasi ata kanë tentuar të çajnë kordonin policor.
Protestuesit për herë të parë mbajnë në duar flamurin e Partisë Demokratike, pasi gjykata i dha vulën kryetarit të PD-së, Sali Berisha./opinion.al