Ka nisur me shpërthim të shisheve molotov protesta e sotme para Bashkisë Tiranë.
Kjo është protesta e 8 që zhvillohet para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet që Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Një nga shishet e molotovit të hedhura në drejtim të bashkisë, ka djegur edhe një pemë.
Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.