Aktualitet

Nis me debate seanca e së enjtes, Bardhi: Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 14/10/21 |
el ida

Një vendim i konferencës së kryetarëve për të reduktuar kohën e fjalimeve në kuvend është bërë objekt i debateve mes opozitës dhe mazhorancës që në nisje të seancës së të enjtes.

Deputeti Gazment Bardhi tha se kuvendi funksionon me rregullore dhe jo me vendime të konferencës së kryetarëve, ndërsa akuzoi kryetaren Nikolla për shkelje të rregullores.

“Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!”, tha Bardhi./Opinion.al

 

Pas