Aktualitet

Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, çfarë do diskutohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:01 - 12/01/22 |
Opi Nion

Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike.

Kjo mbledhje, ishte parashikuar të zhvillohej më datë 8 janar, por pas incidenteve dhe mënyrës se si precipitoi protesta u zëvendësua me një tjetër datë.

Në agjendë të diskutimeve, pritet të jetë kalendari dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor.

“Datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar.

Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë”, thuhet në mesazhin e Bardhit./Opinion.al

Pas