Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike.
Kjo mbledhje, ishte parashikuar të zhvillohej më datë 8 janar, por pas incidenteve dhe mënyrës se si precipitoi protesta u zëvendësua me një tjetër datë.
Në agjendë të diskutimeve, pritet të jetë kalendari dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor.
“Datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar.
Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë”, thuhet në mesazhin e Bardhit./Opinion.al