Kryesore

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Basha: Në funksion të suksesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 30/08/21 |
Opi Nion

Ka nisur pasditen e sotme mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij hapëse kreu i kësaj partie, Lulzim Basha është shprehur se janë mbledhur ditën e sotme për të reformuar strukturat e brendshme të PD.

Teksa me këtë lëvizje Basha shpreson se do të sjellë nderimin e mohuar të 25 prillit tek njerëzit.

“Në 25 prill, shqiptarët na besuan dhe na dhanë forcë. Po ashtu demokratët, që ne sot përfaqësojmë në këtë sallë, na besuan në proceset e brendshme dhe kërkuan vijimin e përballjes për të shpëtuar demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ne kemi detyrën që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejmë në aksion politik.

Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill.”- tha Basha./Opinion.al

Pas