Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis “Lufta e nuseve” në TV Klan, autorja tregon të papriturat: Dasmat e shqiptarëve deri në Nepal e Meksikë

2017/03/04 at 9:38 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis “Lufta e nuseve” në TV Klan, autorja tregon të papriturat: Dasmat e shqiptarëve deri në Nepal e Meksikë

 Nesër mbrëma fillon edicioni i 3’të i  Lufta e Nuseve. Çfarë ka të re ky edicion?

 Si asnjëherë më parë kemi  pasur një gjeografi  të jashtëzakonshme të konkurrentëve, martesa  me të huaj, nuse dhe dhëndurë të bukur, me shumë shije  dhe shumë të realizuar profesionalisht.  Martesat mes shqiptarëve dhe të huajve nuk është risi e këtij edicioni, por, këtë vit kanë qenë  më të shumtë.

Kështu, Tina nga Elbasani që studion në Dallas takon atje dashurinë e jetës një inxhinier nga Meksika,  Raela nga  Shkodra që  punon në Radion e jashtme në Pekin  kurorëzohet me një inxhinier  IT nga Pakistani, Eneida nga Dibra  që punon menaxhere në rrjetin e famshëm të shitjeve online Amazone.com martohet me amerikanin e Air Force , Semi nga Pogradeci – fiziologe në Masachusets martohet me kolegun e saj nga Nepali,  Klinsmani, elbasanlliu që jeton në Londër, martohet me një bukuroshe nga Lithuania, Genti nga Saranda  martohet me Renatën, bionden hungarezo- ruse që e njohu në Bruksel. Të mendosh që nga 18 dasma sa kishte ky edicion, një e treta  janë me të huaj, kupton  një ndryshim të madh me traditën shqiptare të para pak kohëve.  Ky diversitet kulturash i bën interesante shumë  sa historitë e dashurisë aq edhe dasmat.

Ne foto: Lorena Basha, autore e ”

Lufta e nuseve”

lori 

Lufta e Nuseve ka qenë një ndër programet më të ndjekur të televizioneve shqiptare. Si e shpjegoni këtë?

Qysh në fillim kam qenë optimiste se njerëzit do ta pëlqenin  “Luftën e Nuseve”. Programe të tilla janë klasifikuar ndër 2-3 më të shikuarat edhe në televizionet e tjera  ku  janë transmetuar nëpër botë. Kisha bërë një kërkim paraprak që më kishte dhënë garanci. Aq më tepër këtu tek ne që I kemi dasmat , besoj, më të rëndësishme se shumë vende të botës.  Por, rezultatet e audiencës (për aq sa ato mund të jenë të besueshme) e klasifikuan Luftën e Nuseve në dy edicionet e saj të parë, si realizimin shqiptar më të shikuar të të gjitha televizioneve. Kjo ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe na ka shtyrë ta vazhdojmë. Gjithashtu, klikimet në youtube janë rekord duke shënuar rreth 210,000 klikime mesatarisht/çdo seri. Janë mbi 2 milion e 500 mijë klikime për 12 episodet e para.

 Kush janë nuset e episodit të parë që hap Luftën e Nuseve?

Çiftet e përzgjedhura për   episodin e parë të Lufta e Nuseve 3 kanë qenë një kombinim perfekt për një garë të bukur me dasma fantastike, të kuruara deri në detaje dhe me atmosfera shpërthyese. Çifti I parë janë  2 të rinj nga Tirana, vajza inxhiniere telekomunikacioni ndërsa djali menaxher në një kompani private.  Çifti i dytë janë emigrantë në Itali. Por, interesantja tek ky çift është se të dy janë biznesmenë në Piacenza. Vajza ka kompaninë e saj të Kozmetikës ndërsa djali është pronar i një picerie. Pra, është nga ajo pjesë e emigracionit që u integruan mjaft mirë dhe po bëjnë sukses. Ndërsa çifti i tretë janë një çift dentistësh nga Dibra. Janë tre çifte mjaft të bukur, të mençur dhe mendoj se është një nga episodet më të bukur të të gjitha edicioneve.

 Ky edicion vjen edhe për shikuesit kosovarë përmes Tv Dukagjinit. A e shikoni të mundur realizimin e një apo disa episodeve me dasma kosovare?

Publiku i Kosovës ka qenë një preokupim permanent për mua si autore e këtij programi. Kam tentuar edhe në dy edicionet e shkuara për të pas seri nga Kosova  por kemi hasur vështirësi.  Mendoj se edicioni i ardhshëm, në sajë edhe të bashkëpunimit të çmuar me Tv Dukagjini, do kemi një ose më shumë episode me dasma shqiptare të Kosovës.  Do jetë një kënaqësi e madhe. Duhet të theksoj publiku nga Kosova  është mjaft i interesuar për këtë program. Inbox-i i FB  të Lufta e Nuseve është i mbushur nga mesazhet e ndjekësve nga Kosova.  /Express


Etiketa: LORENA BASHAlufta e nuseveTVKLAN


Ju sugjerojmë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Para
Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?

 Koço Kokëdhima: Bëj gjërat që dua në jetë

Miqësitë e “prishura” të kryeministrave shqiptarë

Kokëdhima: Tahiri dhe Veliaj, kalorës që kanë marrë peng PS-në

Rudina Magjistari shfaqet me vajzën, ja dedikimi që i kushton 

Rudina Magjistari shfaqet me vajzën, ja dedikimi që i kushton 
















TE FUNDIT

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
6 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com