Bota

Nis lehtësimi i masave në Angli, Boris Johnson njofton rregullat e reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 23/11/20 |
Al Do

Shtetrrethimi i vendosur në Angli në fillim të nëntorit mesa duket do të përfundojë në 2 dhjetor, ashtu siç ishte planifikuar, por kjo masë shtrënguese do të zëvendësohet  me një skemë të përgjithshme të përforcuar me kufizime të pjesshme lokale, raporton BBC.

Kryeministri Boris Johnson do të japë sot një konferencë për shtyp, ku do të njoftojë qytetarët për masat  e reja lehtësuese.  Dyqanet, palestrat dhe pub-et priten të rihapen kur të mbarojë shtetrrethimi.

Johnson do të shpjegojë kthimin e Anglisë në “sistemin me tri nivele”, kur shtetrrethimi  të mbarojë në 2 dhjetor.

Thuhet se pub-et do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00, por klientët që janë ende në lokal do të kenë një orë shtesë për të pirë atë që mund të kenë porositur. Në nivelin e dytë, vetëm ata që shërbejnë ushqim mund të hapen.

Masat e reja ndaj kësaj pandemie do ta shoqërojnë Mbretërinë e Bashkuar deri në periudhën e Krishtlindjeve./ Opinion.al

Pas