Ka nisur pak minuta më parë koncerti për shenjtërimin e Nënë Terezës. Lorik Cana dhe Rita Ora kanë ftuar të gjithë të pranishmit të ndjekin dhe të shijojnë këtë koncert, që do të zgjas rreth 90 minuta. Peshën kryesore të fjalimit e ka mbajtur Cana duke folur në shqip dhe italisht, ndërsa Ritës i ishin besuar disa fjali në gjuhën angleze.
E para që ka çelur këtë koncert ka qenë sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula.