Duke filluar nga nesër, 22 tetor deri në datën 13 nëntor 2020, Lombardia do të jetë në shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 5 të mëngjesit të ditës tjetër.
Mediat italiane informojnë se mund të lëvizin në të gjithë Lombardinë vetëm personat që e kanë të domosdoshme daljen nga shtëpia për arsye pune, ndërsa për shkelësit do të ketë gjoba nga 400 deri në 3 mijë euro.
Urdhri për shtetrrethim u nënshkrua nga guvernatori Attilio Fontana dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza .
Gjithashtu, për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Lombardi janë marrë masa të tjera si: mbyllja e qendrave tregtare të mëdha dhe të mesme, gjatë fundjavës, me përjashtim të bizneseve me karakter ushqimor.
Ditën e djeshme Italia shënoi 10,874 raste pozitive. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312./Opinion.al