Ceremonia për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë ka nisur pak minuta më parë.
Pjesë e inaugurimit është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me bashkëshorten e tij, edhe kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Në vizitën e tij zyrtare, presidenti i Turqisë pati takime me krerët më të lartë të shtetit, ndërsa tha se Xhamia e Namazgjasë është një “dhuratë e popullit turk” për vëllezërit dhe motrat myslimane në Shqipëri.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë edhe qindra besimtarë myslimanë.