Aktualitet

Nis ‘Foltorja” e Berishës, cilët janë demokratët që e mbështetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 16/09/21 |
Opi Nion

Ish kryeministri Berisha për pak minuta pritet të nisë turin e takimeve me demokratët.

Sikurse shihet nga fotot disa demokratë “besnikë” të tij janë të paranishëm në takimin që po zhvillohet në hotel Rogner.

Aldo Bumçi, Flamur Noka, Tritan Shehu,Klevis Balliu, Çlirim Gjata dhe Gernt Strazimiri janë të pranishëm në takimin e Berishës.

Noka dhe Shehu kanë lënë seancën që po zhvillohet paralelish me takimin e Berishës për t’i shprehur mbështetjen këtij të fundit, ndërkohë që të tjërët jane përjashtuar nga listat e kandidateve për deputetë dhe strukturat e partisë.

“Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin.”- deklaroi më herët Berisha.

Takimi ishte paralajmëruar prej tij pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

 

 

Pas