Në pallatin Westminster Abbey ka nisur ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe bashkëshortes së tij.
Mbreti dhe Mbretëresha sapo kanë zënë vendet e tyre përpara altarit të lartë të Abbey, vend i njohur si Teatri i Kurorëzimit që ndodhet në pikën qendrore të pallatit madhështor përballë të ftuarve. Mbretit do t’i jepet një Bibël dhe më pas do të dëgjohen betimet.
Kryepeshkopi i Canterbury-t pranon besimet e shumta të vëzhguara në MB duke thënë se Kisha e Anglisë “do të kërkojë të nxisë një mjedis në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë”.
Welby pastaj administron Betimin e Kurorëzimit – një kërkesë ligjore.
Ai i kërkon mbretit Charles të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
Mbreti vendos dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe zotohet të “kryejë dhe mbajë” ato premtime.
Charles III bën gjithashtu një betim të dytë – Betimi i Deklaratës së Anëtarësimit – duke deklaruar se ai është një “protestant besnik”.