Aktualitet

Nis aksioni për shembjen e banesave te “5 Maji”, disa të shoqëruar në polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 19/01/22 |
Opi Nion

Mëngjesin e kësaj të mërkure ka nisur aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 Maji” në Tiranë,  lidhur me procesin e rindërtimit.

Ndërkohë sikurse shihet në pamje forcat policore kanë rrethuar zonën. Mësohet se banorët kanë protestuar duke kundërshtuar shembjen e banesave, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në Polici.

Këto apartamente po shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ku në këtë zonë është hartuar një plan zhvillimor me blloqe të reja banesash.

Sipas VKM-së, banorët shtëpitë e të cilëve janë parashikuar për t’u shembur, do t’u jepen apartamentet e reja që do të ndërtohen në këtë zonë.

Por disa banorë e kundërshtojnë këtë projekt duke thënë se shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

Pas