Te Fundit

“Nipi i tij u gjobit me 10 mln $”, avokati i Alqi Bllakos: S’ka idhje gjaku me të



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:09 - 21/06/22 |
Opi Nion

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj, ka reaguar pas lajmit të publikuar sot në median britanike “Ventsmagazine”, ku theksohej se nipi i Bllakos, Gio Basha, është gjobitur me 10 milionë dollarë. Hazizaj shkruan se Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku me Gio Bashën.

Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera”-thotë avokati.

Më tej Hazizaj bën me dije se media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojnë të lidhen me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore.

“Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe procedurat e mëtejshme ligjore”-vijon avokati .

Pas