Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë në datën 11 Prill seancën e saj të radhës për çështjen “Xibraka”, ku mes 9 të arrestuarve është edhe edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i akuzuar për trafik droge.
Seanca e rradhës u shty për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili kishte njoftuar më herët mos praninë e tij për arsye shëndetësore.
Por avokati i Hoxhes, Kosta Basha nuk e ka mirëpritur zhvillimin e gjyqit më 11 prill, shkruan Balkanweb.
“Seancën nuk mund ta lini dot në datën 11 prill sepse atë ditë klienti im e ka ditë zie”, – ka deklaruar ndër të tjera ai, duke nënkuptuar pikërisht përkujtimin në këtë datë të vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.
Nipi i Enver Hoxhës u arrestua si pjesë e bandës së trafikut të drogës pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.