Aktualitet

Nipi i deputetit të PD humbi jetën në kalçeto, Baçi mesazh prekës: Na dhemb zemra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:26 - 05/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar për humbjen e nipit të tij, Armando Kazma. 22-vjeçari humbi jetën pasi era e fortë e një kalçetoje në Sarandë, rrëzoi hekurat e fushës duke zënë poshtë nipin e deputetit.

Deputeti demokrat i ka kushtuar një mesazh prekës në rrjete sociale, ku ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nipit.

22-vjeçari ishte nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, ndërsa policia bëri të ditur se si pasojë e erërave të forta, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushës sipër 22-vjeçarit, i cili ka humbur jetën në spital.

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!

Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!

Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone!

Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!

Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!

Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!

Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos!”,-shkruan deputeti në reagimin e tij./Opinion.al

Pas