Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur Petrit Vasilit, i cili përmes një letre më herët i kërkonte informacion për njoftimin e Autoritetit të Dosjeve se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
Nikolla i bën me dije Vasilit se sipas praktikës parlamentare ka njoftuar kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.
“Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, iu përgjigj Nikolla./Opinion.al