Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikolla takon presidenten e Bundestagut: Keni mbështetjen e Gjermanisë

2022/05/31 at 5:37 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nikolla takon presidenten e Bundestagut: Keni mbështetjen e Gjermanisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, ku u prit nga Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas.


Presidentja Bas dhe kryetarja Nikolla diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.

Pasi e falenderoi Presidenten Bas për pritjen tepër tëngrohtë e miqësore, Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik. I tillë është edhe bashkëpunimi intensiv midis Kuvendit dhe Bundestagut.

“Ju shpreh mirënjohjen për kontributin e Bundestagut në mbështetjen e reformave për zhvillimin ekonomik, avancimin dhe thellimin e reformave demokratizuese e integruese, në veçanti reformës në drejtësi, si edhe monitorimin me ekspertë gjermanë të procesit të Vetting-ut. Kontributi i Gjermanisë përmes granteve, kredive të buta dhe asistencës teknike në sektorët e energjisë, infrastrukturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mjedisit, arsimit profesional etj., është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Ne e vlerësojmë shumë lart angazhimin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tonë drejt BE-së, si një nxitëse e përkrahëse e fortë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jemi të bindur që kjo mbështetje do të vazhdojë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda Presidencës Franceze të BE-së. Qasja e zgjerimit e mbështetur në merita, si për vendet aspirante, ashtu edhe për vendet anëtare, duhet të ndajë problemet dypalëshe nga korniza e negociatave me BE-në”,-theksoi Nikolla.

Nikolla e njohu Presidenten Bas me arritjet e Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve të Këshillit Evropian dhe të Bundestagut, duke u përqëndruar në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, mbrojtjes e respektimit të të drejtave themelore të njeriut e të pakicave, reformën e administratës publike etj. “Bashkimi me familjen evropiane është një dëshirë mbarëpopullore. Është e rëndësishme që BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë që procesi i integrimit të përshpejtohet për të shmangur influencat joperëndimore dhe jodemokratike në rajon. Me kthimin e opozitës në Kuvend veprimtaria parlamentare është normalizuar. Unë po bëj çmos që opozita të ketë hapësirat, rolin dhe zërin e saj në Kuvend sepse opozita e fortë është premisë për një qeverisje të shëndetshme, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit parlamentar”,-theksoi Nikolla.

Lindita Nikolla nënvizoi se Shqipëria vazhdon të kontribuojë si një motor dhe udhëheqëse e bashkëpunimit rajonal. Si një pjesëmarrëse dhe përfituese aktive e Procesit të Berlinit, Shqipëria vlerëson se ky proces duhet të fuqizohet dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fuqizohet e zgjerohet. Nisma e “Ballkanit të Hapur”, si një bashkëpunim mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, RMV dhe Serbisë, synon të implementojë sa më shpejt katër liritë themelore të BE-së dhe të plotësojë bashkëpunimin mes këtyre vendeve në kuadrin e iniciativave rajonale.

Shqipëria mbështet fuqimisht rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, BE dhe SHBA. Nikolla vlerësoi përpjekjet e të dërguarve të posaçëm të BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke u ndalur në agresionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Nikolla vuri në dukje se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ky agresion po sfidon arkitekturën evropiane të sigurisë, rendin global, stabilitetin e sigurinë rajonale, bashkëjetesën ndëretnike, reformat demokratike dhe kohezioni social edhe në vendet e rajonit. Si anëtare jo e përhershme e KS të OKB, Shqipëria vazhdon të lobojë për të siguruar mbështetjen sa më të gjerë për Ukrainën dhe mbështetpropozimin gjerman për krijimin e një Aleance Globale të Sigurisë Ushqimore, për të trajtuar krizën globale të ushqimit. Shqipëria mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Varshavë dhe ishtemidis 38 shteteve që referuan krimet në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Nikolla e falenderoi Presidenten Bas edhe për mbështetjen e rëndësishme financiare të Gjermanisë për procesin e rindërtimit për kapërcimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe në përballimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, falenderoi Nikollën për vizitën dhe vlerësoi lidershipin e saj në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet për procesin e integrimit dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet menjëherë. Keni mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Gjermanisë, Bundestsgut dhe timen. Kur një vend i kryen detyrat, është detyra e BE-së të marrë menjëherë vendimin për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare. Ju po vijoni me avancimin e reformave dhe qeverisjen e mirë dhe Bundestagu ju inkurajon të vazhdoni kështu. Bundestagu është gati të ndihmojë Kuvendin me ekspertizë për rritjen e transparencës, llogaridhënies, mbikqyrjes parlamentare, funksionimit të komisioneve hetimore dhe modernizimit të shërbimeve parlamentare.

Nikolla dhe Presidentja Bas diskutuan edhe mbi përvojat e rritjes së përfaqësimit gjinor në qeverisje, jetën parlamentare dhe zhvillimin e vendit.

Kryetarja Lindita Nikolla e ftoi Presidenten Bärbel Bas për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidentja Bas e pranoi me kënaqësi ftesën dhe premtoi se do të vijë sa më shpejt në Shqipëri dhe njëkohësisht e ftoi Nikolla të vizitojnë bashkarisht Landin e North Rhine-Ëestpalia, në të cilin është zgjedhur si deputete e Bundestagut.



Ju sugjerojmë

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet
Bota

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

13 Nëntor, 2025 11:29 am
Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein
Bota

Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein

13 Nëntor, 2025 11:22 am
Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani
Bota

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani

13 Nëntor, 2025 11:02 am
Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE
Bota

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

13 Nëntor, 2025 10:27 am
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Para
Sa ushtarë rusë kanë vdekur deri tani në luftën në Ukrainë?

Sa ushtarë rusë kanë vdekur deri tani në luftën në Ukrainë?

Elbasan/ Një grua gjendet e pajetë në pyll

Gjendet një grua e vdekur në By-Passin e Shkodrës

Polici përplas me motor kombësoren në Vlorë,nga aksidenti plagoset dhe pasagjerja

Polici përplas me motor kombësoren në Vlorë,nga aksidenti plagoset dhe pasagjerja
















TE FUNDIT

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
13 Nëntor, 2025

Kryeyari i PD, Sali Berisha deklaroi se do të paraqitet nesër në SPAK, si person në dijeni për dosjen e...

Lexo më shumë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë...

Lexo më shumë

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Nëntor, 2025

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com