Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca parlamentare Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, pasi ky i fundit mbajti të bllokuar foltoren.
Duke cituar nenin 65 të rregullores së Kuvendit, Nikolla deklaroi se Noka duhet të largohet nga seanca pasi është përjashtuar.
Këtë vendim, Noka e cilësoi një turp për kryeparlamentaren. Ndërkohë seanca është pezulluar për 5 minuta.
“Zoti Noka jeni në kushtet e nenit 65 kur po mbani foltoren pa asnjë arsye duke penguar zhvillimin e seancës. Ju kam dhënë masat praparake, ju përjashtoheni nga seanca e sotme. Nuk mund të vijoni me këtë sjellje anti qytetare. Merret masa e përjashtimit për zotin Flamur Noka sepse vijoni të mbani të zaptuar foltoren edhe pas paralajmërimit. Lironi sallën zoti Noka”, u shpreh Nikolla.