Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikolla në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë: Lufta e Ukrainës është e jona

2022/10/25 at 4:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nikolla në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë: Lufta e Ukrainës është e jona

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mori pjesë në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.

Në fjalën e saj në sesionin plenar të Samitit, foli për luftën në Ukrainë, duke thënë se agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmet kibernetike ndaj kombeve të lira kërcënojnë demokracinë dhe qytetërimet në Evropë dhe në planet.

Duke e parë në këtë aspekt, Nikolla tha se është e nevojshme që të mbështetet Ukraina dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike, pasi sipas saj janë një kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit përmendi dhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, për të cilat tha se kanë ardhur si pasojë e angazhimit të vendit kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit të saj për paqen dhe lirinë.

“Shqipëria, në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është bashkë-penë-mbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e Ukrainës. Lufta në Ukrainë na kujtoi se agresionet pushtuese nuk janë as të depozituara në analet e historisë, dhe as një retorikë politike, por janë një kërcënim i vërtetë për të gjithë njerëzimin, për kontinentin dhe planetin tonë. Lufta e Ukrainës është lufta jonë. Në ditët e sotme mund të zhvillohen lehtësisht sinergji mes sulmeve terroriste dhe agresioneve ushtarake. Këto sinergji shumëfishojnë rreziqet që i kanosen vendeve dhe rajoneve, të cilat janëshënjestra e këtyre sulmeve. Shqipëria ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit të saj serioz kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit të saj për paqen dhe lirinë. Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmet kibernetike ndaj kombeve të lira nuk janë vetëm sulme ndaj sovranitetit. Ata kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Evropë dhe në planet. Ndaj, mbështetja për Ukrainën dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike është një kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike. Në Evropë, si dhe në rajone të tjera të botës, krijimi i aleancave ushtarake mbrojtëse nuk shoqërohet gjithmonë nga një partneritet politik efektiv.  Partneriteti politik i bën aleancat ushtarake më efektive. Aleancat ushtarake mund të shërbejnë si një nxitje për partneritete politike të fuqishme dhe të qëndrueshme. Duhet që të gjithë ta kemi parasysh një ndërveprim të tillë”, u shpreh Nikolla.

Samiti u organizua nga Parlamenti i Kroacisë dhe Parlamenti i Ukrainës, në Zagreb, më 25 tetor. Në të morën pjesë kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, midis të cilëve Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA. znj. Nancy Pelosi, Presidentja e Bundestsgut Gjerman, znj. Bärbel Bas etj.

Samiti aktivizoi dimensionin parlamentar të mbështetje për çlirimin e Ukrainës dhe çështje të tjera të sigurisë globale. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
Bota

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

14 Dhjetor, 2025 9:09 am
Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Para
Rama zbulon çfarë bisedoi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Rama zbulon çfarë bisedoi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Sherr në ambientet e institucionit shtetëror, dhunohet punonjësja

Sherr në ambientet e institucionit shtetëror, dhunohet punonjësja

Opinion/Misteri i vdekjes së 32-vjeçarit.Investimet e reja të fondit amerikan në Shqipëri

Opinion/Misteri i vdekjes së 32-vjeçarit.Investimet e reja të fondit amerikan në Shqipëri

TE FUNDIT

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
14 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka bërë sot një bisedë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur pyetjeve të...

Lexo më shumë

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
14 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kthimin e ministres Belinda Balluku në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
14 Dhjetor, 2025

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur politikë, mes tyre aktivisten e njohur të opozitës Maria Kolesnikova dhe fituesin e Çmimit...

Lexo më shumë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
14 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Metalurgjiku’, për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com