LSI del edhe një herë tjetër kundër qendrimeve të PS-së. Ishte deputeti demokrat, Luçiano Boçi që kërkoi thirrjen e Ministres Nikolla për raportim në Komisionin e Medias. “Propozoj qe ministrja e Arsimit të thërritet në komisionin e Medias të raportoje lidhur me situatën emergjente dhe problematikën e maturanteve”- tha ai.
Pas tij, reagoi deputeti i PS, Alfred Peza. “Propozoj që thërritja e ministres të bëhet kur të përfundojë procesi i pranimeve në universitete”, tha ai.
Me hedhjen në votim të kërkesës, maxhoranca nuk rrëzoi dot kërkesën e PD, pasi deputetja e LSI abstenoi. Palët dolën me vota të barabarta. Duke qenë se dolën barazim, hera e parë që ndodhte një gjë e tillë në komision, me qëndrimin e LSI, propozimi u quajt automatikisht i rrëzuar.