Kryesore

Nikolla në krye të Kuvendit, Meta:Humbëm 2 vite, tani asnjë sekondë bojkot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 10/09/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Kryetaren e re të Kuvendit Lindita Nikolla për detyrën që ka marr.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se janë mbyllur dy vite të errëta të historisë parlamentare të cilat kanë lënë pas pasoja të rënda dhe afatgjata për demokracinë.

“Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!”- shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pas