Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit të rezolutës për Kosovën në parlament.
Bardhi shprehet se Edi Rama dhe PS ishin nervozë për unifikimin e qënderimit të Shqipërisë me atë të Kosovë ndaj Serbisë.
Po ashtu, Bardhi i ka cilësuar skandaloze veprimet e kryeparlamentares Nikolla në fund të seancës, e cila futi në votim projektligje edhe pse seanca e sotme i dedikohej çështjes së Kosovës.
Gjithashtu, Nikolla lexoi edhe njoftimin e dërguar nga Basha, ku thuhej se Bardhi nuk ishte më pjesë e grupit parlamentar të PD.
Reagimi i Bardhit
Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.
Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament./ Opinion.al