Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikolla e mëson nga prifti se shkolla e Oroshit është pa drita, merr masa ndaj drejtorëve (video)

2018/05/07 at 3:00 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza në UT, Rama e Nikolla përballë pedagogëve: Dua t’ju shoh në sy

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila është edhe deputete e qarkut të Lezhës nuk e ka ditur se shkolla e Oroshit, Bashkia Mirditë (qarku Lezhë) është pa energji elektrike prej disa muajsh. Pas një “dushi të ftohtë” në publik nga prifti i zonës, Dom Genci, ajo ka reaguar duke vendosur masa disiplonore ndaj dy drejtorëve të Arsimit, por ama ende nuk ka mundur të sigurojë energjinë për këtë shkollë, që është ndër më të vjetrat në Shqipëri.


Denoncimi publik për mungesën e energjisë u bë gjatë një dëgjese në Lezhë në 4 Maj, ku merrte pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Në këtë takim, dom Genci i indinjuar iu drejtua ambasadores me fjalët se “a mund të shkojmë në BE me shkolla pa drita?”. Fjala e tij pati jehonë në media, ndaj sot ministrja Nikolla, reagon duke thënë:

“Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka nisur procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës. Ndërkohë në komunikim zyrtar me OSHEE, MASR garanton se shumë shpejt situata në shkollën e Oroshit do të marrë zgjidhje”.

Deklarata e priftit:

Dom Genci: “E shoh edhe nga titulli ‘Siguria Publike’. Unë kam diçka për të thënë. Jam prift i Oroshit prej 3 vitesh e gjysmë. Atje është një shkollë e mirë me fëmijë të mrekullueshëm por në një territor të thyer, malor. Oroshi është një vend i cili që nga mesjeta dhe më heret ka hedhur dritë dhe kulturë, jo vetëm për Mirditën dhe më gjerë. Sot kjo shkollë nuk ka drita akoma. Duke biseduar me fshatarët një x person nuk i ka lejuar që të kalojnë linjën elektrike sepse është toka e tij, ara apo mali i tij.

Por jemi sot në 2018 dhe kjo shkollë ka rritur gjenerata të ndryshme pa energji elektrike. Por do ti them zj. Vlahutin: A mund të ketë integrim integrim të Shqipërisë në BE kur kemi akoma shkolla pa drita? A mund ti them z. Ministër se për kapriço të disa personave dënohen gjenerata dhe fëmijë të mrekullueshëm që të rriten pa dritë e pa ngrohje?

A mund të ketë një iniciativë nga ana e zyrës arsimore? Kam këtu edhe profesorin tim të nderuar Bardhok Pulaj që është pikërisht në këtë detyrë, në këtë funksion. A do të ketë njëlloj barazie midis qytetit dhe fshatit?

A janë të barabartë fëmijët e Oroshit përballë Ministrisë, përballë sigurisë publike, përballë të gjithë? A janë të barabartë me gjithë të tjerët? Kur do të mund të kenë drita dhe a mund të kenë drita ndonjëherë?

Denoncimi i kësaj ngjarje e vuri në siklet Drejtorin rajonal të arsimit Bardhok Pulaj i cili si drejtues i këtij institucioni nuk dinte gjë për këtë problem.

Bardhok Pulaj: “Meqë Don Genci është i ngarkuar për të sjellë dritën hyjnore ne do të përpiqemi. Dhe të garantoj që ajo shkollë, që është shkolla e parë e Mirditës, nuk e di që mund të jetë një shkollë pa drita sot sepse të garantoj se të gjitha shkollat e Mirditës janë rikonstruktura dhe unë do ta verifikoj.
Dhe brenda javës nëse ka pengesa për kalimin e rrjetit do të vijnë dritat në shkollën e Oroshit. Është një çështje shumë e thjeshtë, por unë nuk e dija që nuk ka drita. Sapo të dal nga mbledhja do të vendosen drita urgjent. Dhe besoj që kjo nuk do ta pengojë integrimin e Shqipërisë në Europë.

Ambasadorja Vlahutin vetëm sa përforcoi pretendimet e priftit, duke thënë se ka parë shkolla pa tualete dhe pa kushtet minimale në vendin tonë. Madje nënvizoi se kryetarët e bashkive nuk kanë pse të kenë makina të shtrenjta por të investojnë në shkolla.

Vlahutin: Për pjesën e shkollave, sigurisë dhe ndriçimit. Personalisht kam parë shkolla të cilat janë pa tualete. Shkolla të cilat janë në kushte të patolerueshme dhe të papranueshme, dhe unë do të këshilloja kryetarë bashkie apo ata që janë përgjegjës se nuk është e nevojshme për ta të kenë makina shumë të shtrenjta por është shumë e domosdoshme për fëmijët të kenë atë që u duhet për të pasur edukim.

Etiketa: dom genciMirditenikollashkolla e oroshit


Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Para
Kim Jong Un dhe rregullat e çudtishme të tij teksa udhëton, asnjë pushtetar nuk vepron si ai

Kim Jong Un dhe rregullat e çudtishme të tij teksa udhëton, asnjë pushtetar nuk vepron si ai

Deputetët e Holandës vijnë në Tiranë: Nuk jeni gati për hapjen e negociatave

Deputetët e Holandës vijnë në Tiranë: Nuk jeni gati për hapjen e negociatave

Alarm i kuq/ Tirana 60 % më e ndotur se niveli i OBSH-së: Vitin e kaluar 16 persona vdiqën nga ajri i ndotur

Alarm i kuq/ Tirana 60 % më e ndotur se niveli i OBSH-së: Vitin e kaluar 16 persona vdiqën nga ajri i ndotur
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com