Kryesore

Nikolla e cilësoi deputet jashtë grupit të PD, Noka: Je thjesht një spikere



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 08/09/22 |
Opi Nion

Një debat i ashpër ka shoqëruar seancën e sotme plenare. Ka qenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që është përfshirë në replika me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Nikolla iu drejtua Nokës si deputet i pavarur, gjë që mesa duket nuk i ka pëlqyer këtij të fundit.

“Një sqarim zotit Noka, nuk shënohet i pavarur por deputet jashtë grupeve parlamentare. Ju e dini fort mirë që nga Grupet parlamentar ju ka përjashtuar grupi e jo kryetarja e kuvendit. Keni dëshirë ta transferoni këtë problem te Kryetarja e Kuvendit, por kryetarja respekton rregulloren”, tha Nikolla.

 Ndërsa Noka iu përgjigj duke thënë se kryeparlamentarja është vetëm një spikere dhe nuk cakton ajo se cilit grup i përket.

Ju jeni kryetare, kur një deputet ta shënoni jashtë grupeve parlamentare duhet ti referoheni së pari KQZ, se zonjë demokratët mua më kanë zgjdhur gjithë këto vite si deputet të tyre s’më ka zgjedhurur Ali-Basha kurrë as do pranoj të më zgjedhë Ali Basha mua më ka zgjedhur demorkatët” u shpreh Noka./Opinion.al

Pas