Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nikolin Jaka: Pse jam ‘pro’ legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit

2016/10/08 at 11:02 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Nikolin Jaka: Pse jam ‘pro’ legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit

Legalizimi i Kanabisit dhe prostitucionit ka qenë një prej debateve më të nxehta shoqëruar kjo me deklaratën e Kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.


Në një intervistë të dhënë për gazetën Mapo, sipas tij të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë edhe atë vet, dëshirojnë një ekonomi të qëndrueshme, një ambient të pastër, një shoqëri të kulturuar dhe të pa infektuar nga fenomenet negative dhe kriminale, një klasë politike të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit.

Opinioni dhe disa argumente të përmendura nga ana e tij janë thjesht indicie për një debat dhe analizë të thelluar. Kujtojmë se kjo deklaratë është kundërshtuar edhe më herët nga figura të njohura të fushës politike dhe artistike. Disa prej tyre ku mund të përmendim Flamur Noka, Mesila Doda apo edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë deklaruar qëndrimin e tyre kundër kësaj praktike. “Kam qenë dhe jam kundër. Asnjë rrënjë në tokë dhe nën tokë nuk do lejohet të furnizojë tregun kriminal të drogës” ka deklaruar më herët vetë ministri i Brendshëm lidhur me këtë çështje.

Pas deklaratave tuaja mbi qëndrimin pro legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit ka pasur shumë reagime, a vazhdoni të mbani të njëjtin qëndrim edhe pas tyre?

Besoj që jam i prirur që të respektoj opinionin e kujtdo qoftë dhe për rrjedhojë të jem konsistent në vlerësim të opinionit tim. E vetmja gjë që doja të theksoja në respekt të intervistës dhe lexuesve tuaj është se në rastin konkret kemi të bëjmë me një opinion që vjen spontanisht në përgjigje të pyetjes “Si e mendoni kanabizimin e Shqipërisë?”.

Jam i bindur që kriminalizimi i shoqërisë shqiptare nga fenomenet e trafikimit të lëndëve narkotike dhe prostitucionit këto 24 vitet e fundit, kanë vënë në dilemë të madhe jo vetëm aleatët tanë Euroatlantik, por edhe shoqërinë shqiptare: Nëse kjo klasë politike është e aftë të integrojë popullin, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare drejt modelit perëndimor apo jo? Duhet integritet, vizion, ndershmëri dhe përkushtim. Jam i bindur dhe i ndërgjegjësuar që në respekt të këtij modeli secili prej nesh ka shumë për të bërë. Lidhur me reagimet dhe opinionet mendoj që rezultati është pozitiv. E parë kjo, jo në këndvështrimin e Po-s apo Jo-s, por në këndvështrimin e përfshirjes në opiniondhënie. Parimisht nuk do falënderoj mbështetësit apo të refuzoj kritikët qoftë edhe akuzuesit apo ofenduesit. Jam i predispozuar të besoj që gjithkush që ka aftësinë e të menduarit dhe të gjykuarit, ka të drejtë të shprehë opinionin e tij. Publiku gjykon! I kam ndjekur aq sa më mundëson koha edhe opinionet edhe komentet dhe në këndvështrimin tim do t’i kategorizoja si më poshtë: 1. Reagim spontan i qytetareve të thjeshtë të pa diktuar nga ndonjë faktor apo presion. 2. Reagim spontan shqetësues i ndikuar nga fenomeni kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dhe prostitucionit. 3. Reagim i klasës politike, që në asnjë moment nuk është e interesuar të formalizojë dhe legalizojë asnjë nga ato fenomene që i mundësojnë ekzistencën dhe fuqizimin e saj. 4. Reagime civile qytetare duke u bazuar; “Qasje Europiane, mendje e hapur, shoqëri e hapur.” 5. Reagime ekstreme pro apo kundër të diktuar nga statusi i tyre. Një prostitutë kërkon legalizim ashtu sikundër një klerik e kundërshton. 6. Reagime të intelektualëve mendjehapur që pranojnë hapjen e debatit dhe në shumicën e rasteve parashtrojnë argumentet qofshin këto kundër apo pro. 7. Reagime mohuese dhe fyese të atyre që kanë një status publik, si në botën e artit, kulturës, politikës apo shoqërisë civile.

Në opinionin tim, por jo vetëm kjo, shqetësuese është ajo pjesë e shoqërisë që padrejtësisht dhe në mënyrë abuzive uzurpon autorësinë dhe pronësinë e opinionit qytetar. Janë këta uzurpues që mundohen të indoktrinojnë te secili prej nesh që “populli shqiptar na qenka i pa kulturuar dhe i prapambetur”, apo edhe më keq akoma që “shqiptarët drejtuakan të gjitha trafiqet e paligjshme në Europë” apo më tej. Në rastin e uzurpimit të opinionit qytetar dhe deformimit të tij, rreziku rritet deri në alarm për shoqërinë civile dhe qytetarin shqiptar. Kurrë nuk do doja të besoja se kjo kategori e shoqërisë e ka qëllim në vetvete izolimin dhe sakrifikimin e shoqërisë shqiptare në procesin e integrimit euroatlantik. E nëse jo e para do doja të besoja që trashëgimia virale dhe infektuese e sistemit komuniste 50-vjeçar më të egër në rajon për izolim dhe sakrificë qytetare po ia del me sukses në prezantim, por jam i bindur jo në implementim. Shqipëria dhe shqiptarët tashmë e kanë zgjedhur rrugën e tyre dhe ajo është e vetmja, integrimi euroatlantik. Zoti na ruajt nga soji i këtyre uzurpuesish të opinionit dhe të drejtës së qytetarëve shqiptarë.

Çfarë ju bën të mendoni se legalizimi i kanabisit qoftë edhe për përdorim farmaceutik mund të ndihmojë ekonominë e vendit, sidomos në një moment të tillë ku lufta ndaj kanabisit pretendohet të jetë më intensive?

Nuk pretendoj që opinionin tim spontan dhe qytetar ta orientoj në kontekstin profesional apo shkencor. Në këndvështrimin tim kanabisi farmaceutik, nëse rezulton efikas për shëndetin pse të mos përdoret në rrjetin farmaceutik. Edhe nëse do kemi një legalizim të plotë të kanabisit si farmaceutik edhe rekreativ, kjo nuk nënkupton kanabizim të fermerit pasi sistemet ligjore që legalizojnë përdorimin janë qartësisht të përcaktuara se si dhe çfarë lejohet dhe ndalohet. Për sa i përket impaktit në ekonomi lidhur me legalizimin e kanabisit duhet trajtuar me shumë kujdes ligji për legalizim. Duhet parë qasja e ligjit përkundrejt përfitimit ekonomik pa krijuar efekte dhe pasoja negative shoqërore dhe kulturore.

Mendoni se nga një propozim i tillë problemet që lindin janë vetëm parimore apo morale?

Një shoqëri e hapur dhe qytetare është e aftë, që nëpërmjet analizës dhe debatit të thyejë çdo tabu. Personalisht jam i bindur që një shoqëri pa parime dhe moral nuk mund të ketë objektiva integrimi dhe aq më tepër prosperitet ekonomik dhe kulturor. Të kesh kurajën për të trajtuar me vullnet pozitiv dhe argument fenomenet nuk mendoj që është mungesë as parimesh e as morali. Të gjithë qytetarët shqiptarë përfshirë edhe mua edhe ju dëshirojnë një ekonomi të qëndrueshme, një ambient të pastër, një shoqëri të kulturuar dhe të pa infektuar nga fenomenet negative dhe kriminale, një klasë politike të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit dhe sipërmarrësit, një jetë komode dhe të lumtur individuale, familjare dhe komunitare, por sa e mundur është? A nuk e duan këtë të gjithë qytetarët e botës? E rëndësishme dhe determinuese është zgjedhja që bën një shoqëri për të realizuar ëndrrën e saj.

Gjatë një daljeje televizive ju keni pohuar se modeli që ju propozoni është i ngjashëm me modelin gjerman, mendoni se implementimi i një modeli të tillë mund të bëhet lehtësisht veçanërisht në kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë?

Përse modeli gjerman për sa i përket modelit të zgjedhur në ilustrim nga ana ime për legalizimin e prostitucionit?! Personalisht e adhuroj modelin dhe sistemin gjerman në tërësinë e rregullave dhe disiplinës në zbatimin e ligjit dhe sistemeve ligjore. Po ashtu jam i bindur që edhe pjesa e jetës social-kulturore, argëtuese dhe rekreative është në përputhje me disiplinën e sipërpërmendur. Ku parimi bazë është “E drejta dhe kënaqësia e secilit shkon deri në kufijtë e mos cenimit të të drejtës dhe kënaqësisë së tjetrit”. Në opinionin tim modeli gjerman nuk presupozon që ushtrimi i kënaqësive individuale të lejuara me ligj të lejon të kufizosh apo abuzosh me tjetrin kushdo qoftë ai apo ajo edhe ofruesi i shërbimit të kënaqësisë.

Pavarësisht argumenteve pro që keni renditur ndaj kësaj çështjeje, a mendoni se ende ka disa arsye pse duhet të presim për implementimin e një modeli të tillë?

Opinioni dhe disa argumente të përmendura nga ana ime janë thjesht indicie për një debat dhe analizë të thelluar në dy këndvështrime: Së pari, debat dhe analizë e shoqërisë civile në mënyrë qytetare, pa fyerje dhe mllefe. Së dyti, debat dhe analizë e thelluar e klasës politike e parë në dy kontekste: a) A është gati klasa politike, mazhorancë-opozitë të heqë dorë nga përfitimi prej fenomenit trafik i paligjshëm “Kanabis & Prostitucion”? b) A është e aftë klasa politike shqiptare që të iniciojë dhe aplikojë sisteme ligjore që minimizojnë trafikimin e kanabisit dhe prostitucionit në rastin kur kemi të bëjmë me legalizim dhe dekriminalizim?

Një propozim i tillë a rrezikon të zbehë besimin ndaj strukturave shtetërore për sa i përket luftës ndaj ekonomisë kriminale?

Për sa i përket besimit dhe mbështetjes qytetare në institucionet publike në veçanti dhe klasa politike në përgjithësi unë do doja të ndaloja në fazat e krijimit të besimit dhe mbështetjes qytetare. Hartimi i reformave dhe përgatitja për zbatim e sistemeve ligjore në një shoqëri ka një proces fazash që duhen respektuar. 1. Vizioni dhe kapaciteti intelektual dhe profesional i hartuesit. 2. Ndershmëria dhe vullneti i pa kompromentuar në hartimin e nismës. Sa e drejtë është nisma “reformë apo ligj” në hartim dhe zbatim. 3. Procesi i informimit dhe konsultimit publik dhe i grupeve të interesit që në momentin e hartimit të nismës. 4. Përgatitja dhe ngritja në nivel të lartë profesional, përkushtim dhe ndershmëri e kapaciteteve njerëzore që bëjnë të mundur zbatimin e drejtë të nismës “reformë apo ligj”. Në mënyrë të veçantë faza 3 dhe 4 kanë një rol të jashtëzakonshëm në krijimin e qasjes besim-mbështetje.

Në terma dhe shifra konkretë, cilat janë përfitimet ndaj një ndërmarrjeje të tillë?

Thjesht për referencë një miku im nga Gjermania më dërgoi disa shifra duke u bazuar në të dhënat fiskale në Gjermani. Mendoj që kemi shumë faza për të trajtuar me kujdes, qytetari dhe profesionalizëm deri në arritjen e formulës “kosto-benefit”. /mapo/

 



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
“Lufta e ftohtë” Rusi-SHBA. Për çfarë po bëhet gati Moska?

“Lufta e ftohtë” Rusi-SHBA. Për çfarë po bëhet gati Moska?

Foto/ Ceremoni si në filma/ Veliaj celebron Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Foto/ Ceremoni si në filma/ Veliaj celebron Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Çmimi i Madh i Japonisë/ Provat Zyrtare: Rosberg mund Hamilton për vendin e parë të nisjes

Çmimi i Madh i Japonisë/ Provat Zyrtare: Rosberg mund Hamilton për vendin e parë të nisjes
















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com