Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në diskutimin e parë të këtij viti për Kosovën, presidenti serb Tomislav Nikoliç ka deklaruar se qëllimi kryesor i Serbisë është të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ai iu ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në Kosovë që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën.
“Edhe një herë dua të jem i qartë-Serbia nuk do ta njoh Kosovën. Nuk ka asnjë vendim as nga ana e OKB-së që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Për mua provokim është që të gjithë përfaqësuesit e administratës së përkohshme në Prishtinë thonë se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Nikoliç.