Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Niko qerratai, teta Gerta, doktori si Sizifi.Gjekmarkaj sjell kronikë ndryshe nga Kuvendi

2022/10/22 at 11:03 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Niko qerratai, teta Gerta, doktori si Sizifi.Gjekmarkaj sjell kronikë ndryshe nga Kuvendi

Nga Agron Gjekmarkaj


Kronikë e pajtimeve të mëdha dhe gjërave të padukshme.

Nuk do lodhesha në këtë orë të vonë që të risillja në kujtesë diten e enjte nese nuk do të isha pajtuar me Albanën, pas kaq muaj merie që honeve të zemerimit na perplasi duke tranuar mijera zëmra.

Pranë banakut në barin e Kuvendit ku uji më vitamia na shoi yndyren e idhnimit shkembyem fjalet e para si belbezim pas një memeclleku të gjatë krejt si lulja e parë e prillit që akullin e fundit therrmon.

Në atë vazhdë gezimi u shfaq edhe zevendes Lideri Muli pak i trazuar nga pusitë që i ngrihen në kuvend që të mos flasë dhe godasë, të kumbojë me forcen e tij të argumentit e logjikes brenda të cilave qeveria shfaqet me veset e saj të shumta.

Kjo dhimbje a preokupim e kishin bërë njerzor dhe të dashur e në atë humus emotiv shkembyem idera qysh të bëhet partia tok dhe furisë armike ti bëjë ballë. Zevendes Lideri ma ktheu shikimin.

Por dita fillojë me heshtjen e shkurter per dikë torturuese të Belindes, atje siper në podiumin e drunjtë! Mbi të thinjurin shesh të detit era fryn e mblidhen retë.Ulsiu kruspull, i bërë sa një grusht priste.

Bela bëri 8 ore luftë. Gjyle mbi Helidonin që plaget si Gjergj Elez Alisë i shtoheshin, bumje mbi Doktorin që si Sizifi ngjitej e binte, binte e ngjitej, me tu dukt Stalingradi pesë me hiç. Të vetet e shihnin me admirim dhe zili. Babo po kaq nga zyra dhe vononte ardhjen i qetë.

Delina e cila vetem kur flet nuk mendon buzeqeshte nga mendimet që i lodronin neper fiqir si kërriçat në zabel.

Tao në krahun tim jepte e merrte me lumturinë. Me shakatë e kripura si të Duçes e shkriu edhe Tonin qe strehohet zakonisht në frigoriferin e arsyes.

Pas një fjalimi ku perkedhelte të miren e qeverisë si kerthiun në peqi dhe ndihmen e Zotit kerkonte për ti hequr opozites mendimet e keqia edhe Toni qeshi me hukamë e hov.

Çudi gjithë ky gaz e potere as arriti ta cimbiste koracen e seriozitetit të Etildes që ashtu kokëulur mbi kompjuter percillte diten politike pa ju dorezuar monotonisë. Majko qe çoku ja merr ndonjë buzqeshje nuk pat sukses dhe në vend të atij nuri mori një ngjatetim nga gjeneral Kollçaku me Nasipin.

Ish Kryeministri trozovaç nuk dukej edhe aq i gezuar me suksesin.

Jorida fjalimin e parë e mbajti kur kendoi gjeli i parë, të dytin kur stomaku kerkonte bukë ndersa të tretin bash kur trupi lypte gjumë e shpirti paqe. Të katertin e shkrojti në ënderr.

Gaz Bardhi si Baca i Gjetajve rrinte në krye tavolinash duke rrefyer ankthin e negociatave. Në kafe ulur meqënese Doktori dhe Babo nuk po vinin e partneritet në sallë nuk kishte, zhytej në murretim.

Kosta i Gramozit dhe Lindites shihej sa në një qoshe sa në një tjeter duke tundur koken si për të na kujtuar se ditë e kiametit po vjen o të paudhë dhe ai është lajmetari.

Salianji pasi hodhi benzine me bidona që nuk i mbarohen në çdo zjarr të ndezur, sherr kudo gjet paqe, llafe ku kishte rënë heshtja, zallamahi ku kishte dremitje, iku i uruari të hajë që të merrte forca per një raund të ri koherence. Armiq nga të gjitha anët e kanë rrethuar qerratanë po jepet ay? Qesh si më i bukri shejtan mbi katua.

Niko qerratai dhe Mimi di Puccini kuvendonin plot mbrothesi, futa turinjet edhe unë nja pesë minuta i paftuar duke lënë menjanë sagen e Kalabrisë, ku Mimia ecte perpara ne nga pas, Mimia fliste ne heshtnim të gezuar. Ashtu nën bekimin e Nikos sikur u ndamë me të kaluaren dhe modestinë e Mimisë që aq shumë me pat lënë mbresa në një paqe të qendrueshme.

Syzet e Krifces na munguan të gjithve. Denajn e shtrengonin kepucet e reja. Parehatia e saj ngjante me shikimet e Braçes.

Befas një trok u degjua në salle ishte Grida. Ajo shihte hijen e saj e cila i hapte rrugen nga shikimet si pararojë spartanesh teksa Nora e Kelmendit i perkedhelte sedren per ti punuar qindin pashait.

Jyrgys Çyrbja vara vinga bënte i paduruar me veshet të ngritur lart në mos ndoj fjalë të pamirë per Babon i zinin ato dhe gjëmen kishte si ofertë si re të zezë në tavan dhe psheretimen , ah qafira qafira.

Ec e ec, fol e fol dita po shuhej pa maja.

Diku më zunë sytë Elisen duke u perleshur me një byrek i cili e kishte mbuluar piaten cep me cep ngaqe Doktori ende nuk po mberrinte dhe një beteje i duhej.

Mbeta pa pergjigje kur pyeta veten si e ruan elegancen me ato karbohidrate në xhiro?!

Tigrushi si Kostandini u pa kalimthi si deshmi që mund të shkosh në të pertejmen botë politike e të kthehesh prapë si zefir.

Dash Sula si një bard i fyer në epin e tij nuk pipetinte nga mosvemendja per estetiken e lartë në të veshur. Një kollare e re i shkelqente si dekorate. Kreshnik Çollaku ndiente pikellim për një metaforë të pa thënë në një rrugicë.

Tezja si burbuqe buçiste nga lumturia, hareja i rrinte persiper si pelerinë ushtaresh nën shi. Aty ketu ndalej dhe qeraste miletin me gezim.

Teta Gerta siç e therret Bora kaloi një ditë të qetë mes buzqeshjeve me masë e një serioziteti jo nervoz derisa erdhi Doktori i cili e gjuajti me të vetat dhe një “të rëntë pika, mos bëfsh hajer, të shoftë morta” erdhi nga siper.

Xhela i cili po pergatit ritkthimin në Kamez si Napoleoni nga Egjipti ndihej në vendin e huaj si relike ne muzeum.

Margeriti pat një ditë pothuaj në limonti me dilemen te rri apo të ik, harresa e Ina Zhupes kishte rënë mbi të si qetesia pas murlanit por jo mbi Kushin që nuk di më se çfarë është paqja qëkur pedagoget duan rroga më te mira.

Mesnata mberriti si pakuptuar e bashkë me të edhe Luli i cili erresiren kishtë pritur si rrëng per sytë kureshtarë. Dikush pyeti, po ky ç’pat pse u mundua, sikur e kishim harruar?! Eh u bëmë Parti me dy lidera historik. Ah se desh harruam Babon. Ai erdhi më në fund dhe meqënese At Zef Pllumin citoi tre herë për të hijeshuar fjalen e tij të gjatë mu kujtua shprehja e fratit të kujtimeve ” i mjerë ai popull që nuk ban zap bijtë e vet të keqij”.



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Italianët duan këtë për Shqipërinë/Letra e nënkryetarit të Komitetit Shqiptar“Pro Patria”

Italianët duan këtë për Shqipërinë/Letra e nënkryetarit të Komitetit Shqiptar“Pro Patria”

Sekuestrohet një tjetër sasi eurosh të padeklaruara në Portin e Durrësit

Sekuestrohet një tjetër sasi eurosh të padeklaruara në Portin e Durrësit

Tiranë/ 51-vjeçari godet me thikë të fejuarën

Tiranë/ 51-vjeçari godet me thikë të fejuarën
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}