Në emisionin Vizioni i Pasdites, Niko Komani e quan një dështim sfilatën e Sahitit duke theksuar se është e kopjuar.
“Nuk duroj dot këto që nxjerrin sfilata, kur sapo ka dalë super sfilata e Elie Saab apo e Balmain. Këto nuk i duroj dot! A nuk është një dështim, e gjithë sfilata ishte e parë? Është turp që në vitin 2016, të shesim diçka që është diku online”.
Për Nikon, Valdrin Sahiti nuk është aspak krijues ndërsa vlerëson dhe stilitët e tjerë nga Shqipëria apo nga Kosova, si Enada At Nikolla, Ardi Asllani, Jetmira Metullahu e Krenare Rugova.