Një tjetër sfidë e rëndësishme duket se do të shënjojë karrierën e aktorit shqiptar, Nik Xhelilaj. Është kinemaja gjermane ajo që i ka ofruar këtë herë një rol të rëndësishëm aktorit 32 vjeçar, ku ai do të interpretoj rolin shefit Apache i njohur me emrin Winnetou, triologji kjo e Karl May. Në një intervistë për “DW”, aktori ka thënë se nuk i njihte më parë historitë western dhe ato gjermane, por sipas tij, pasi bëri provën e parë gjithçka iu bë më e qartë. Për të luajtur prijësin e një populli që është drejt zhdukjes, Xhelilajt i është dashur edhe të kalëroj. Sipas tij këtë e ka mësuar sapo mori në dorë skenarin dhe kjo ishte një sfidë e vërtet për të. Xhirimet e filmit janë duke u realizuar aktualisht në Kroaci, aty ku janë xhiruar shumë filma të njohur të viteve ‘60.