Aktorja e njohur turke Hazal Kaya, e njohur edhe në vendin tonë prej roleve të të shumta si “Maral” dhe ‘Nihal’ është bërë nënë për herë të parë.
Sipas medive turke ajo dhe bashkëshorti i saj, producenti Ali Atay kanë mirëpritur vogëlushin e tyre. Për të voglin prindërit e tij kanë zgjedhur emrin Fikret.
Mediat në Turqi kanë bërë të ditur se çifti është lumturuar pafund me lindjen e vogëlushit si dhe nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë./Opinion.al/