Bota

Niger/ Shpërthen mina, vriten 7 anëtarë të komisionit zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:16 - 21/02/21 |
Opi Nion

Shpërthimi i një mine u ka marrë jetën shtatë anëtarë të komisionit zgjedhor në Niger.

Sipas BBC, makina e tyre kaloi mbi një pajisje shpërthyese të artizanale. Megjithatë nuk dihet nëse anëtarët e komisionit zgjedhor kanë qenë shënjestër e këtij sulmi.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Një zyrtar vendas tha për Reuters se zyrtarët e komisionit zgjedhor do të dorëzonin kutitë e votimit.

Sot në Niger u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që për herë të parë do të bëhet transferimi demokratik i pushtetit që prej vitit 1960 kur vendi fitoi pavarësinë nga Franca.

Mohamed Bazoum, i cili ka mbajtur më parë postet e ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Brendshëm, shihet si favorit për të fituar zgjedhjet. Në raundin e parë siguroi 40% të votave.

Rivali i tij është ish-Presidenti Mahamane Ousmane, që në raundin e parë mori 17% të votave. Ndërsa Presidenti në largim Mahamadou Issoufou ka qëndruar në detyrë për 2 mandate 5-vjeçare.

Nigeri është një nga vendet më të varfëra në botë.

Pas